Ish-bashkëpartiaku godet Vuçiqin: Skizofrenia e tij me serbët e Kosovës është duke vazhduar

Lajme

Ish-bashkëpartiaku godet Vuçiqin: Skizofrenia e tij me serbët e Kosovës është duke vazhduar

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:17
Dragan Shormaz

Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, tani kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, Dragan Shormaz ka thënë se skizofrenia e presidentit serb Aleksandar Vuçiqi po vazhdon në raport me situatën dhe veprimet e tij ndaj serbëve të Kosovës.

Sipas Shormaz është vet presidenti që kërkoi kthimin e punonjësve serbë nëpër institucionet e Kosovës, kurse tash sipas tij ka propozuar një ligj me të cilin gjykatat në Serbi do të gjykojnë rastet nga Kosova.

“Skizofrenia e Vuçiqit po vazhdon. Fillimisht kërkon që gjyqtarët, prokurorët dhe policët serbë në veri të kthehen në sistemin e Kosovës dhe pastaj propozon një ligj me të cilin gjykatat në Serbi do të gjykojnë rastet nga Kosova?!!

Shkelje direkte e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Shormaz që dikur ishte bashkëpartiak i Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat