I plagosuri nga vëllai në Suharekë është 10 vjeçar, kjo është gjendja e tij

Lajme

I plagosuri nga vëllai në Suharekë është 10 vjeçar, kjo është gjendja e tij

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Suharekë, ku një fëmijë u plagos aksidentalisht me pushkë të gjuetisë nga vëllai i tij i mitur.

Policia njoftoi se viktima u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor emergjent dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të seriozitetit të lëndimeve.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është stabile, dhe se i njëjti është 10 vjeçar.

Syla gjithashtu theksoi se i njëjti pas interventimit është dërguar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Një 10 vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit kirurgji vaskulare, ortopedisë dhe kirurgjisë plastike është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit, gjendja është stabile”, ka thënë Syla.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa prokurori është informuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hetimore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat