“Kërcënime për bomba dhe përpjekje për të ndërhyrë në proces”, gazetarja detaje nga atmosfera në SHBA

Lajme

“Kërcënime për bomba dhe përpjekje për të ndërhyrë në proces”, gazetarja detaje nga atmosfera në SHBA

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 22:05
Gazetarja Menada Zaimi

Sytë e të gjithë botës janë të drejtuara nga SHBA ku miliona amerikanë zgjedhin sot presidentin.

Presidencialet po diskutohen edhe në emisionin “Open” në News24 të gazetares Eni Vasili.

Gazetarja Menada Zaimi në një lidhje live nga SHBA ka treguar detaje në lidhje me atë çfarë po ndodh me procesin dhe detaje nga kontakti i drejtpërdrejtë me votuesin amerikanë.

Ajo u shpreh se nuk ka pasur incidente të cilat mund të cënonin besimin në proces, ndërsa ka shtuar se ka pasur përpjekje, referuar FBI, nga shtet e huaja që të ndikojnë në proces.

“Situatë e qetë nuk ka pasur incidente që do të kishte prekur integritetin e procesit. Në mëngjes ka pasur një fluks të lartë. Pas tre orësh nisin mbylljet. E fundit që mbyllet është Alaska në orën 1 të së shtunës.

Ka pasur raportime nga FBI se ka pasur alarme për bomba dhe e-maile që kërkonin të përhapnin panik, por se kanë qenë me domeine Ruse. Irani dhe Rusia janë synuar në garën mes dy kandidatëve, ndërsa synimi i Kinës është tjetër, lidhet me Kongresin.

Me votuesit kam folur se cili ishte motivi që i ka sjellë në qendrën e votimit, përveç detyrës qytetare. Një nga shqetësimet e tyre është ekonomia por nuk mbetet pas edhe e drejta e abortit apo emigracioni. Votuesit presin që SHA të bëjë diçka edhe në lidhje me luftrat.

Deri tani 82 mln amerikanë kanë votuar jo vetëm në qendrat e votimit por edhe në votat nëpërmjet postës , ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara ka qenë 154 milionë.

Kujtoj se 244 milionë amerikanë kanë të drejtë vote por vetëm ata që regjistrohen kanë të drejtë të hedhin votën”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat