Ndërron jetë motra Dritë, punëtorja e vyeshme në spitalin e Pejës

Lajme

Ndërron jetë motra Dritë, punëtorja e vyeshme në spitalin e Pejës

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 22:59
Motra Dritë

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, motra Dritë, punëtorja që punoi me dekada për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ajo kishte punuar si Kryeinfermiere në Repartin e Ortodedisë, ku të gjithë e kishin njohur si një puntore të jashtëzakonshme.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi në facebook.

Njoftimi

Me pikëllim morëm lajmin se motra Dritë që shërbeu me dekada për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë paska vdekur.

Motra Dritë ishte mu si emri i saj për Spitalin tonë, e afërt me pacientët e kolegët dhe menaxhere e jashtezakonshme si Kryeinfermiere e Repartit të Ortodedisë.

U prefsh në paqe Motra Dritë!

Gjithmonë do të kujtojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat