Analisti politik, Krenar Shala e ka cilësuar si lajm të keq rikthimin e Donald Trump si president i SHBA-ve.
Madje, ai ka hedhur dyshime nëse Trump do t’i mbajë të gjitha premtimet elektorale që i ka dhënë.
“Fat i mirë është që jo gjithçka që thotë Trumpi në fushatë parazgjedhore e bën sepse janë kufizimet që ia imponojnë atij që mos me mujtë me zgjidh secilin problem që ai ka thanë ka me zgjedh”, ka thënë Shala.
Megjithatë, deklarimet e tij për Trumpin u kundërshtuan nga gazetari Matoshi.
“Trump i përket një grupi të politikanëve që mendojnë që ky grupi që e humbi pushtetin së bashku me plot parti politike në Evropë ia kanë shkëput Serbisë një pjesë të territorit. Kështu ata mendojnë”, tha Shala.
“Kush ka thanë”, e ndërpreu Matoshi.
“Popullistat thojnë qashtu, partitë ekstreme të djathta”, tha Shala.
Tutje Matoshi u kundërpërgjigj ashpër ndaj Shalës, duke i thënë “nuk e kam ndërmend të dëgjoj përalla”, duke i cilësuar deklarimet e tij si të pavërteta.
Ndërkaq Shala e quajti këtë të fundit si “i padijshëm”.