“Nëna po vraponte drejt tij”, detaje të rënda nga vrasja në Gjilan: U qëllua nga disa persona me biçikleta
Sot gjatë ditës, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14:00, mbeti i vrarë 37-vjeçari Sokol Osmani, nga persona ende të panjohur për organet e rendit.
Për rastin, Prokuroria në njoftimin e tyre bëri të ditur se viktima u qëllua me armë zjarri, teksa për zbardhjen e detajeve thanë se janë duke u marr organet e rendit.
E, detaje kanë dhënë edhe banorët e lagjës ku ndodhi vrasja, të cilët thanë se viktima u qëllua dy herë.
“Disa persona me biçikleta ia kanë zënë pritën të ndjerit, derisa ai po dilte nga një lokal. Viktima sapo ka dalë është qëlluar me plumb në zemër dhe në kokë, dhe sapo i ndjeri është shtrirë në tokë, në drejtim të tij ka vrapuar nëna e tij që ndodhej këtu afër”, thanë banorët.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Gjilanin, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se viktima mbeti në vend pa shenja jete.
“Rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, tha Hashani.
Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 37 veçarit në Gjilan
Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.
Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës.
Tashmë Policia e Kosovës, ka identifikuar dy persona të dyshuar për rastin
Gazeta ka mësuar emrat e dy personave të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit.
Burime brenda Prokurorisë së Gjilanit kanë thënë se dy të dyshuarit janë Valmir Salihu dhe Florian Mitev nga Gjilani.
Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, dyshohet për vrasje
Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 13:52 skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani, ka bërë të ditur për kp, se njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit”, ka thënë ai.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Vritet me armë zjarri një 37 vjeçar në Gjilan
Një person është gjetur i vdekur në rrugën ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.
Policia ka konfirmuar se sipas dyshimeve të para personi është vrarë me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.