Vjollca Hajdari, opinioniste në Gjermani sonte përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova folur në lidhje me shkarkimin e tre ministrave nga kanceri Olaf Scholz
Ajo është shprehur se është hera e parë që një lloj shkarkimi i tillë, siç u shpreh, në formë publike dhe të prerë ndodh në Gjermani.
“Është një ngjarje shumë e rrallë, në fakt që kancelari të dalë dhe të flas me një gjuhë aq të ashpër siç foli mbrëmë dhe të flas me fjalë shumë personalizuese, ta godasi pothuajse personalisht Ministrin e Financave, është shumë e pazakontë”.
“Është hera e parë që një lloj shkarkimi i tillë, në formë publike dhe në formë të prerë ka ndodhur tani në Gjermani”, është shprehur ajo.