Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së

Lajme

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 21:49
Liman Musliu

Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, dhe nga jeta ndahet zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Po ashtu edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e ti me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun.

“Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat