Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
“Është kandidu nga PDK është se supozohet se ka kry punë të mirë si ministër i Financave”, ka thënë Pantina.
Pantina ka theksuar gjithashtu se Bedri Hamza është një nga njerëzit më të përgatitur brenda Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm derisa partitë në vend janë mobilizuar qysh tani me publikimin e listave të kandidatëve për deputetë.