Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës sot kanë hyrë në muajin e tretë të grevës.
Një përfaqësuese e punëtoreve ka thënë se nga kërcënimet që ka marrë nga operatori është detyruar të shkojë të mjeku dhe të marrë ilaçe qetësuese.
“Unë vetë jam kërcënuar. Jam detyrua me shku të mjeku, sepse kam shku i kam kërku pagat, sepse na i kanë ndalë pagat, pse nuk po na e qesin Trustin. Unë jam detyru me shku te mjeku me marrë Diazepam. Më kanë thënë dil jashtë ankohu ku të duash se ti nuk ki çka mem ba se i kam njerztë e mi. Kënd të dua e thërras në punë, kujt të dua ia qes 500 euro, kujt tw dua 1000 mijw. A është kërcënim ky? Paga e vogël e këto padrejtësi na kanë sjellë këtu.”, tha ajo.
Ajo ka thënë se pagat e ulëta prej 275 eurove, shkeljet dhe padrejtësitë I kanë detyruar që të grevojnë.
“Ato punëtore që gjoja kanë thënë se i kanë përzgjedh Kuvendi. Edhe aty neve na e kanë prezantu se gjoja as ne nuk marrim para. Kur iu ka qit shuma e dytë kolegeve i ka ardhë koleges shuma tjetër edhe menaxherja e kontratës e ka thirrë i ka thënë du me mi kthy paret se t’i kam qit gabim. Kolegia le të flet ajo vet u detyrua të ia kthejë paret kesh menaxher së operatorit. Kuvendi e ka qit buxhetin e plotë, operatori i ka hy përgjysmë. Shkeljet e padrejtësitë që na janë bërë neve na kanë pru deri këtu”, tha njëra prej përfaqësueseve të të punëtorëve teknike të Kuvendit.