Policia kërkon përkthyes!

Lajme

Policia kërkon përkthyes!

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 11:28
Policia

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për zyrtar të lartë për përkthime.

Në konkursin e publikuar sot, i cili do të jetë valid për aplikim nga nesër e deri më 29 nëntor, po kërkohen 23 përkthyes nga shqipja në gjuhën serbe dhe anasjelltas.

Numër më i lartë i përkthyesve po kërkohen në Drejtorinë e përgjithshme në Prishtinë, teksa kërkesa për zyrtarë të përkthimit shqip-serbisht ka edhe në disa komuna, si në Lipjan, Pejë, Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Graçanicë, Obiliq, Prizren, Dragash, Ferizaj, Shtërpcë e Gjakovë.

Njëherazi, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në Drejtorinë e Prishtinës po kërkojnë edhe një përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze, dhe anasjelltas.

Formularët për aplikim duhet të dorëzohen në Sektorin për rekrutim dhe seleksionim, në administratën e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si edhe personat me aftësi te kufizuar”, thuhet në njoftim të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat