E dhimbshme: Vdes nga një aksident trafiku në Itali i riu nga Malisheva

Lajme

E dhimbshme: Vdes nga një aksident trafiku në Itali i riu nga Malisheva

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 15:43 Përditësuar në ora: 16:03 më 14.11.2024
Rilind Thaqi

Detaje të reja: 21-vjeçari humbi jetën në Itali pasi vetura ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit

21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dh të enjtes në Itali.

Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar – kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.

Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtrirë në spital gjatë natës, duke u liruar nga spitali mëngjesin e sotëm.

Për vdekjen e Rilind Thaqit kanë njoftuar edhe familja.

E dhimbshme: Vdes nga një aksident trafiku në Itali i riu nga Malisheva

Një aksident i rëndë që ndodhi dje në Itali i mori jetën një të riu nga Kosova, konkretisht nga Malisheva.

Rilind Thaqi ka ndërruar jetë aksidentalisht në Itali.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarë të viktimës.

Ceremonia mortore e të riut nga Plloqica e Malishevës nuk është bërë e ditur akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat