Sulmohet një qytetare në Ferizaj, personi me probleme psikike i shkakton gjakderdhje në vesh

Lajme

Sulmohet një qytetare në Ferizaj, personi me probleme psikike i shkakton gjakderdhje në vesh

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 17:33
Gresa Raçi dhe sulmuesi

Njëra nga anëtaret e klubit “Fer Volley” në Ferizaj, është sulmuar rëndë sot rreth 13:45 në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëlojëtarja e saj, e cila tha se sulmuesi ishte një person me probleme psikike,

E lënduara është dërguar në Emergjencë, atje ku dhe po merr tretmanin mjekësor. Viktima në pamjet e publikuara shihet se ka pësuar lëndim në veshin e djathtë, teksa në pamje vërehet edhe skuqja e fytyrës në po të njëjtën pjesë.

Sipas të njëjtit burim, sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Teksa, për të njëjtin raportohet se kanë ankesa të vazhdueshme.

“Sot gjatë orës 13:45 unë dhe shoqet e mija të klubit ishim dëshmitare dhe njëra prej nesh viktimë e një sulmi nga një person me të meta mendore, i cili sillet i lirë duke rrezikur qytetarët me sjellje të papritura dhe të rrezikshme në qytet”, ka shkruar ajo.

Gresa Raçi po ashtu, në reagimin e saj, kërkoi nga organet e rendit që të merren masa për sulmuesin, pasi sipas saj, po rrezikon sigurinë e masës.

“Për personin në fjalë janë bërë ankesa të shumta, kurse policia jonë e lë akoma të lirë! Në çfarë duhet të përfundoj rasti që të mirren masa ndaj tij? Këtë herë pat një sulm mjaft të rëndë, por herën tjeter mund të jetë edhe me rëndë? Kush mban përgjegjësi për veprimet e tij? Vajza në fjalë po merr tretmane mjeksore kurse ai endet i lirë…shpresoje që ky të jetë rasti i fundit dhe policia të merr masa ndaj tij”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat