Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë konflikte mes qytetarëve, që jo rrallëherë eskalojnë në kanosje serioze e madje edhe në rrahje brutale. Një rast i tillë dyshohet se ndodhi dje pasdite në Dobresh të Vitisë, ku katër persona u arrestuan pasi u përfshin në një konflikt pronësor.
Raportohet se Policia ka arritur t’i arrestojë katër persona nga dy familje, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për shkak të një kontesti pronësor, ku e kanë kërcënuar njëri – tjetrin.
Gjithashtu, media ka mësuar edhe emrat e katër të dyshuarve e që janë: Rrahim Ajeti, Valon Ahmeti, Ismajl Ahmeti në njërën anë dhe Zylfi Nuri me djalin e mitur në anën tjetër.
Më pas rasti është denoncuar në polici dhe se të katër personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor – ku janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, katër të dyshuarit kryesor janë dërguar në mbajtje për 48 orë – ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.