Pas rreth dy javësh trajtim mjekësor, shoferi që shkaktoi aksidentin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka humbur jetën të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima ishte duke u trajtuar në Mjekësinë Intensive Qendrore, ku edhe vdiq dje pasdite.
Bëhet fjalë për Adem Llaushën, rreth 67-vjeçar.
Llausha u aksidentua me një veturë të Policisë, mëngjesin e 5 nëntorit, ku u lënduan edhe pesë zyrtarë policorë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”