Kryeministri Albin Kurti, e ka uruar këngëtaren Shkurte Fejza për ditëlindjen e saj të 63-të.
Në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Therandë, shihet se si kryeministri ia ka dhuruar këngëtares edhe një buqetë me lule, përcjell Bota sot.
Kurti dhe Fejza dje vizituan Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit.
Të dy kanë kërkuar më shpesh organizime kulturore atje.
“Edhe ju, edhe qeveria juaj, mund të them se keni treguar një dashamirësi të madhe për artin, respekt”, ka thënë këngëtarja e njohur e muzikës popullore.
“Në veçanti, duke ju falënderuar juve, arti dhe kultura kombëtare është shumë më e pasur”, i ka thënë Kurti, Shkurte Fejzës.