Përkujtuar dëshmori Rexhepi – Gjykata në Vranjë fton drejtorin e shkollës “Sami Frashëri” për intervistim

Lajme

Përkujtuar dëshmori Rexhepi – Gjykata në Vranjë fton drejtorin e shkollës “Sami Frashëri” për intervistim

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 18:06
Nevzad Lutfiu

“Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë e ka ftuar drejtorin e shkollës fillore “Sami Frashëri” paralelja në fshatin Konçul për të dëshmuar për një akademi përkujtimore që është mbajtur në nderim të dëshmorit Vehbi Rexhepi”.

Kështu ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu.

“Më datë 22 maj të këtij viti është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit Vehbi Rexhepi në oborrin e shkollës fillore “Sami Frashëri” paralelja në fshatin Konçul. Sot jam njoftuar se Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë e ka ftuar drejtorin e shkollës fillore “Sami Frashëri” që të dëshmoj lidhur me këtë organizim në dëgjimin e paraparë më 03.12.2024”,ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar se në procesverbalin e zyrtarëve të Stacionit policor lidhur me këtë organizim, UÇPMB-së, i referohen si organizatë terroriste.

“Ky referim është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe paraqet kërcënim të drejtpërdrejt për ish ushtarët e kësaj Ushtrie Çlirimtare të cilët i sollën ditë të bardha vendit tonë e që u shuan 28 jetë. Ky intensifikim i veprimeve nga ana e shtetit kundër shqiptarëve është presion për shpopullim. Vehbiun dhe 27 dëshmorët e tjerë do vazhdojmë t’i kujtojmë e nderojmë me krenarinë më të madhe. Të shtypur po, të nënshtruar asnjëherë!”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat