Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka theksuar sot se vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë dhe se kur bëhet fjalë për Kosovën, kurrë nuk do ta zhgënjejë atë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Fico ka pretenduar se “ka qenë gabim që nuk jemi takuar më shpesh”.
Ai ka shtuar se “bisedimet e sotme tregojnë potencialin e bisedimeve mes liderëve të vendeve që respektojnë njëri-tjetrin.
“Do të përsëris se ne e respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën, ne kurrë nuk do lejojmë që të zhgënjeheni”, ka pretenduar Fico.