Të shtëna me armë zjarri në Vranjevc, policia jep detaje - arrestohet edhe një person

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Vranjevc, policia jep detaje - arrestohet edhe një person

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 16:45 Përditësuar në ora: 19:01 më 21.11.2024
Ilustrim

Këta janë personat e përfshirë në rastin e plagosjes në Vranjevc

Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuar lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se sipas informacioneve të para, dy personat e përfshirë në këtë rast, që dyshohet se kanë mbetur të lënduar janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa akoma nuk dihet motivi i konfliktit mes të rinjve, në mes të rrugës “Mon Balaj”.

Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e të lënduarve është stabile

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Gjendja e tyre është stabile”, tha drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente”, shtoi ai.

Syla theksoi se tutje do të shikojnë se si do të vazhdojë trajtimi i tyre.

Ndërkaq lidhur me rastin, më herët policia njoftoi se është arrestuar njëri prej të dyshuarve.

Dy të lënduar me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Mon Balaj” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka theksuar ai.

Sipas tij, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka shtuar Borovci.

Të shtëna me armë zjarri në Vranjevc, dyshohet se ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë dëgjuar dot pasditenë “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, ka të plagosur.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur teksa personat e përfshirë ishin në lëvizje me vetura.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat