Biznesi në Gjilan ul çmimet e produkteve bazike, pronari tregon arsyen e këtij vendimi

Lajme

Biznesi në Gjilan ul çmimet e produkteve bazike, pronari tregon arsyen e këtij vendimi

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 09:08
Në media është shpërndarë një fotografi që tregon ulje të theksuara çmimesh në një biznes të caktuar.

Çmimet e ngritura të produkteve bazike në Kosovë sipas qytetarëve vështirë të përballohen, ndërsa vazhdimisht kanë ngritur zërin për këtë çështje duke kërkuar zgjidhje konkrete.

Një nga produktet që ka pësuar rritje të çmimit është edhe buka. Megjithatë, së fundmi, në media është shpërndarë një fotografi që tregon ulje të theksuara çmimesh në një biznes të caktuar.

Media ka kontaktuar pronarin e biznesit i cili tash e dy ditë vendosi t’i ul çmimet e bukës, byrekut si dhe të pitalkave.

“Çmimet janë të vërteta dhe fotoja që po qarkullon në media është aktuale”, ka thënë Përparim Kajdomqaj.

Sipas tij, shumë pak biznese kanë këto çmime, prandaj vendosi ta bëjë këtë ulje, derisa tha se ende nuk ka vendosur se sa do të zgjasë ky çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat