Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informacioneve, dje në mesditë, babai e ka gjetur pa ndjenja djalin e tij, i cili menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.