Mjeku Betim Perteshoni kërcënohet nga burri i koleges në Gjakovë, akuzohet për ngacmim

Lajme

Mjeku Betim Perteshoni kërcënohet nga burri i koleges në Gjakovë, akuzohet për ngacmim

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:37
Ilustrim

Policia rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për një rast të kanosjes ku viktimë është një mjek i Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe janë zbuluar detajet e rastit.

Viktimë e këtij rasti është mjeku Betim Perteshoni, i cili u kërcënua nga bashkëshorti i koleges së tij infermiere.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është punëtor i sigurimit në po atë institut.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i dyshuari e ka kërcënuar mjekun Perteshoni për motive xhelozie, me pretendimin se ia ka ngacmuar gruan.

Si rezultat i denoncimit Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat