Fenomenet e bullizmit dhe kërcënimit që ndodhin në hapësirën virtuale kanë pasoja të rënda psikologjike për të rinjtë.
Festim Razanaj, hulumtues i Hibrid.info, duke folur për trendin e fundit të përdorimit të platformës TikTok nga të rinjtë, thotë se kjo mund të jetë ndikuese sidomos te ata nën moshën 18 vjeç.
Në një intervistë për eo, Razanaj, ka njoftuar se TikTok-u ka shënuar një rritje të madhe të përdorimit, e cila e përdorë atë për komunikim përmes videove të shkurtra dhe shpërndarjen e përmbajtjeve që shkojnë viral.
“Për shkak se TikToku ka shënuar një rritje të madhe të përdorimit dhe rinia kryesisht po komunikim përmes videove të shkurta e të tjera, dhe kjo platformë po i flenë më së shumti, besoj që shumica e të rinjve po e përdorin TikTok-un për të shpërndarë video të ndryshme të cilat pastaj po shkojnë viral dhe komunikimi po është më i shtrirë. E vetmja mundësi është moderimi i këtyre userave dhe llogarive të ndryshme në TikTok, të cilat shpërndahen bullizojnë apo forma të ndryshme, por që të ndërprehjet apo të ndalohet e tëra është e pamundur për shkak se ka shkelje të privatësisë nëse mbyllet TikTok-u në kufizimin e moshës për ta vërtetuar që nuk je nën 18 vjeç duhet me dhënë një dokumentacion zyrtare, dhe nëpërmjet kësaj e shet privatësinë tek TikTok-u dhe kjo përbënë një shkelje tek të dhënat personale”, ka njoftuar Rizanaj.
Ai thekson se ” të rinjtë kryesisht po komunikojnë përmes videove të shkurtra” dhe kjo ka çuar në një formë të re të komunikimit dhe shprehjes online”.
Tutje, ai shtoi se fenomenet e bullizmit dhe kërcënimit që ndodhin në hapësirën virtuale kanë pasojat e tyre në jetën reale, duke theksuar se kjo mund të çojë në pasoja të rënda psikologjike për të rinjtë.
Për të adresuar këto shqetësime, Razanaj sugjeron se duhet të ndërmerren fushata sensibilizuese për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të TikTok-ut.
“Është më e lehtë qasja në to përkundër të gjitha platformat e mediave sociale e kanë këtë kufizimin por ata nuk kërkojnë dokumentacion që e verifikim se ti je nën 28 vjeç. Për atë arsye ata mund të kenë qasje dhe të shpërndajnë në çfarëdo platforme posaçërisht në TikTok. Duhet të bëhen fushata senzibiluese në lidhje me përdorimin e TikTok-ut duhet të jenë të vetëdijshëm që rinia që çdo gjë që publikon në platforma ka përgjegjësi publike, çdo bullizim apo kërcënim në një farë forme e ka një lloj ballafaqimi me atë kështu që duhet të ketë fushata të ndryshme në shkolla në platforma të tjera në mënyrë që rinia të dijë më shumë dhe të jetë më e kujdesshme gjatë përdorimit të TikTok-ut”, sugjeron ai.
Tutje, ai shtoi se përdorimi i TikTok-ut ka sjellë një ndryshim të madh në mënyrën e komunikimit të moshave të reja, por po ashtu ai ritheksoi se mos kontrollimi i përdorimit të kësaj platformë ndikon privatësinë, bullizmin dhe ndikimet psikologjike.
“Sigurisht që sepse ballafaqohet me bullizim në TikTok, nuk po dallon shumë me jetën reale sepse rinia shumicën e kohës e kalon në pjesën virutale, edhe komunikojnë në pjesë virtuale dhe të gjitha format denigruese po shpërndahen në rrjetet sociale po shpërndahen si bullizime. Ato ndikojnë psikologjistë tek njerëzit, fëmijët dhe të rinjtë që mund të ketë pasoja psikologjike edhe studiuesit i kanë vërejtur disa fenomene që po i ndodhin fëmijëve për shkak të përdorimit të mediave sociale”, përfundoi ai.
Ndryshe, TikTok ka filluar të përdoret masivisht rreth vitit 2016, kur aplikacioni u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe u quajt Douyin në Kinë. Në vitin 2017, TikTok u prezantua ndërkombëtarisht, duke u bërë një nga aplikacionet më të njohura për video të shkurtra.