Dy ushtarë të ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq, që u arrestuan në Kosovë, do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedimi disiplinor për shkak se nuk i kanë njoftuar eprorët se do të udhëtojnë jashtë vendit, gjë që ligjërisht ishin të detyruar ta bënin. Gjatë suspendimit ata nuk do të marrin dy të tretat e të ardhurave, ka raportuar mediumi malazez “Vijesti”.
Krivokapiq, 34 vjeç dhe Jovanoviq 24 vjeç u arrestuan në Kosovë për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Bashkë me ta u arrestua edhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, të tre nga Nikshiqi.
Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për të tre.
Sipas burimeve të Vijestit, Krivokapiq dhe Lalatoviq nuk e kanë njoftuar komandantin e tyre se do të shkojnë në Kosovë.
Sipas Ligjit për të Malit të Zi, një person që shërben në ushtri mund të udhëtojë jashtë vendit, por duhet të raportojë udhëtimin tek “një epror në një pozicion direkt në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Malit të Zi”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm mund të kufizojë udhëtimet jashtë vendit për shkak të nevojave të shërbimit dhe në kushte lufte apo gjendje të jashtëzakonshme dhe mund të udhëtojnë jashtë vetëm me miratimin e ministrit të Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur pyetjes së “Vijesti” nëse dy ushtarët kanë raportuar udhëtimin jashtë shtetit tek eprorët e tyre.