Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës nga Zagrebi, raporton Avaz.
Kurti nesër do të flasë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99”.
Sipas informacioneve të Avaz-it, është planifikuar takim edhe me nënkryetarin e Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lendo.
Kjo është vizita e parë e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është interesant fakti se nuk ka pasur njoftim për vizitë nga institucionet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar sot se Albin Kurti po arrin në Bosnje dhe Hercegovinë nga Brukseli.