“Do të ketë kthime masive…”, gazetari i medias gjermane sqaron situatën në Siri – ja çka pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad!

Lajme

“Do të ketë kthime masive…”, gazetari i medias gjermane sqaron situatën në Siri – ja çka pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad!

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 09:18
Pamje nga Siria

Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka komentuar rrëzimin e regjimit të Basha-al-Assad, si dhe ndikimin që pritet të ketë ky zhvillim në vende tjera.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri disa sqarime në lidhje me situatën në Siri.

Krahas kësaj, Cani tha se dhjetëra mijëra njerëz kanë festuar mbrëmë në shumë qytete të Gjermanisë, derisa tha se Truqia dhe Gjermania janë shumë të kënaqura me këtë zhvillim, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Disa sqarime për gjendjen në Siri

Kryengritësit në Siri kanë fituar dhe i kanë dhënë fund luftës 13-vjeçare qytetare në këtë vend. Assadi iku me familje në Moskë. Kjo është një humbje e madhe edhe për Rusinë dhe Iranin. Në veçanti Irani ka humbur një aleat të fortë, sepse Bashar al-Assadi ka qenë në pushtet gati 15 vjet dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Iranin dhe Rusinë. Nga burgjet pritet lirimi i shpejtë i mijëra robëve të Asadit. Por Sirinë e pret një gjendje e rëndë sepse kryengritësit janë të organizuar në grupe të shumta. Do të ketë nevojë për mbështetje dhe pajtim….

Udhëheqësi kryesor i kryengritjes i takon grupeve islamike, por në mesin e tyre ka dhe kurdë dhe të tjerë… Turqia dhe Gjermania janë shumë të kënaqura, ndër tjerash edhe për shkak të refugjatëve - në Turqi jetojnë rreth 3 milionë sirianë në kampe, ndërsa në Gjermani mbi një milion. Dhjetëra mijëra njerëz kanë festuar sonte në shumë qytete të Gjermanisë. Shumë prej tyre mund dhe duan të kthehen. Nga Turqia do të ketë kthime masive, nga Gjermania do të shohim…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat