Isni Kilaj mbetet në paraburgim

Lajme

Isni Kilaj mbetet në paraburgim

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 17:24
Isni Kilaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Isni Kilaj të mbetet në paraburgim, duke refuzuar propozimin e mbrojtjes së tij për lirimin me kusht.

Ky urdhër u dha nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot gjatë paraqitjes së parë të Kilajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prandaj, pasi kam marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z.Kilaj të mbetet në paraburgim. Arsyet e paraburgimit janë të njëjta si ato të përcaktuara në vendimin për lëshimin e fletarrestimeve të cilat duhet të lexohen së bashku me këtë urdhër gojor”, tha gjyqtarja.

Masselot tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Kilaj mbanë përgjegjësi penale për të cilat u informua sot në fillim të seancës.

Ajo tha se Kilaj përbën rrezik të arratisjes dhe pengim të ecurisë së procesit e po ashtu t’i përsërisë veprat penale. Ndërsa, asnjë prej kushteve të propozuara nga ana e mbrojtjes sipas gjyqtares nuk janë adekuate për uljen e këtyre rreziqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat