Lansohet aplikacioni që kontribuon në rritjen e raportimeve të korrupsionit në institucionet publike

Lajme

Lansohet aplikacioni që kontribuon në rritjen e raportimeve të korrupsionit në institucionet publike

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 12:16
Loxha Stublla

Është lansuar sot aplikacioni që ndikon në raportimin e korrupsionit dhe parandalimin e tij. CorrWatch ka mbajtur konferencë me temën “Sinjalizimi: Një shtyllë për transparencë dhe llogaridhënie”, u janë dhënë dhe shumë mesazhe për sinjalizuesit dhe ligjin që i mbështet ata.

Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë e GLPS-së ka njoftuar se CorrAlert është një aplikacion mobil që ofron një metodë të thjeshtë për dërgimin e informacionit dhe raportit nga sinjalizuesit në institucionet publike, duke i drejtuar ato në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ajo ka theksuar se aplikacioni ofron burime për përdoruesit mbi të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Do të lansojmë aplikacionin mobil, përmes këtij aplikacioni i cili përmbush të gjitha nevojat për të mundësuar sinjalizimin kundër korrupsionit. Ne kemi pasur mundësi të mbështetemi edhe nga zyrtarët publik dhe kanë pasur guximin dhe të ndihmojnë sinjalizuesit duhet të mbrohen me çdo kusht. Po e theksojë është me rëndësi të krijojmë mbrojtje të sinjalizuesve dhe të krijohet siguri për të raportuar korrupsionin. Është detyrë e çdo institucioni publik të mbrojnë të gjithë sinjalizuesit që raportojnë korrupsionin. Kërkon angazhim nga i gjithë sektori publik, shoqëria civile dhe nga qytetarët. Luajnë një rol të rëndësishëm për çdo shkelje, keqpërdorim të vendit të punës, për të rritur transparencën”, ka thënë Loxha Stublla.

Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar ka potencuar se lansimi i këtij aplikacioni tregon arritje për Kosovën, sipas tij, kjo ndikon në raportimin e korrupsionit dhe parandalimin e saj.

“Këto janë përgjegjësi e të gjithëve. Kjo javë na jep mundësi për të pranuar arritjet që ka arritur Kosova dhe sfidat që përballemi. Prandaj jemi në lansimin e këtij aplikacioni, kjo iniciativë paraqet një hap të ri në transparencë dhe llogaridhënie në Kosovë. Është mbështetur financiarisht nga ambasada britaneze, është një mjet që mundëson zyrtarët publik të raportojnë rastet e tyre në sektorin publik. Sinjalizuesit janë që raportojnë dhe ndihmojnë ta ruajnë shoqërinë, po ashtu mund t’i ndihmojnë ekonominë. Në partneritet të vazhdueshëm kemi ndihmuar institucionet e Kosovë,s kemi mbështetur angazhimin e zyrtareve, kjo ka qenë e rëndësishme në rekrutimin e grave në pozita të larta. Dhe ky program mundëson një transparencë, llogaridhënie si shtyllë e Qeverisë duhet të jetë në nivel më të lartë, meqë korniza ligjore është në fuqi duhet të ketë një institucion më të fortë. Indeksi ndërkombëtarë e vendos Kosovën në sektorin publik që zyrtarët mund të mbajnë rolin gjyqësor në rastet më të rëndësishme të korrupsionit. Kosova ka bërë përpjeke të mëdha dhe jemi te kënaqur për arritjet që ka arritur”, ka thënë Hargreaves.

Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka theksuar se ky aplikacion kontribuon në rritjen e raportimeve të korrupsionit në institucionet publike.

Megjithëkëtë, Buleshkaj ka theksuar se për të funksionalizuar ky aplikacion, duhet mbështetje e shoqërisë civile, qytetarëve e gjithashtu edhe mediave.

Edhe pse sinjalizimi është një shtyllë tepër e rëndësishme e raportimit të keqpërdorimeve të ndryshme si shtyllë s’mund ta bartë barrën e të gjithëve. Por shtyllë tjetër e rëndësishme është shoqëria civile dhe qytetarët të cilët mund të raportojnë keqpërdorimet, po ashtu rol të rëndësishëm kanë edhe mediat që raportojnë për raste të tilla. Sinjalizimin e shohim një hap guximi dhe përgjegjësi, pra nuk është një akt i thjeshtë, të gjitha këto elemente është e vështirë të kemi këtë mekanizëm në tërësi. Ne jemi të vetëdijshëm që shumë sinjalizues ende ndihen të frikësuar për humbjen e vendit të punës e sulmin ndaj tyre. Për këtë kemi mjaftë punë edhe pse ligji garanton, duke pasur parasysh sistemi i drejtësisë është i ngadaltë. Ligji për mbrojtjen e sinjalizueve janë dy kushte që të ketë marrëdhënie pune dhe në anën tjetër duhet të jete edhe kushti i interesit publik.  Ky aplikacion kontribuon në rritjen e raportimit sepse është i lehtë për tu përdorur dhe nuk ka nevojë për takime. Qëllimi i agjencisë është të krijohet një hapësirë komode për të raportuar, komunikimi përmes kanaleve tjera bëhet jashtë institucionit publik. Është e rëndësishme ë agjencia ka garantuar sistemin për raportin përmes shkrimit”, ka theksuar Buleshkaj.

Murat Mehmeti, udhëheqës i Divizionit të Hetuesisë Tatimore në ATK, ka treguar përvojën e tij personale ku ka raportuar si sinjalizues për korrupsion.

Një mllef ndaj institucioneve kam pasur kur kam qenë zyrtar policor, kam ardhur në përfundim që ata që kanë qenë në anën tjetër kanë qenë më fortë të organizuar. Filluam dosjet e para penale, ishin të tmerrshme, fillova t’i dërgojë në prokurori, filluan problemet e brendshme, më lusnin a po del vetë dhe po ta rrisim pagën për 100 euro. Dhe vendosa i refuzova, kur fillova që të definojë problemin është edhe në prokurori të shtetit. Mora informata që isha duke u përgjuar, duhet të ishte një mendje e prishur për ta bërë atë. Ka tre vite që kam shkuar te prokurori që më ka përgjuar, dhe dua të them bazohu në forcat tua se nuk të mbron askush, por kur shoh rezultate të mira tani ajo më kënaq”, ka thënë Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat