Ekspertët parashikojnë: 2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta

Lajme

Ekspertët parashikojnë: 2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.

Sipas ekspertëve, për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.

Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.

Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për ta reduktuar ndotjen klimatike dhe për ta shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat