Trumpi i gjen një pozitë Grenellit, e përkrah atë me një postim

Lajme

Trumpi i gjen një pozitë Grenellit, e përkrah atë me një postim

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:20
Richard Grenelli dhe Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump është duke menduar që Richard Grenelli, ish-shefi i inteligjencës amerikane dhe përfaqësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të jetë përfaqësues special për Iranin, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ai është kandidat [për atë pozitë]”, ka thënë një person i afërt me emërimet e Trumpit.

Enden nuk është marrë asnjë vendim ose strategjinë që do ta përdorë Trumpi karshi Iranit, përfshirë nëse do të ketë sanksione të reja ndaj Republikës Islamike.

Planet e Trumpit për këtë rol nuk janë raportuar më parë. Ekipi i presidentit të zgjedhur dhe Grenelli nuk ka komentuar në lidhje me këtë.

“Richard Grenell është person i mrekullueshëm, është yll. Ai do të ketë një pozitë diku lart”, ka shkruar Trumpi në rrjetin e vet social pas raportimit nga Reutersi.

Grenelli ka reaguar në “X” duke e cilësuar raportin si të gabuar, por nuk ka ofruar detaje.

Në rast të emërimit të Grenellit, Trumpi do të dërgojë mesazh në rajon se presidenti i ri amerikan mund të nisë bisedimet me Iranin të cilin e ka kërcënuar pasi u zbulua se Garda Revolucionare po bënte plan për vrasjen e tij.

Në këtë rol, Grenelli pritet të jetë i angazhuar në bisedimet me shtetet përreth Iranit dhe të testojë shtetin për negociatat e mundshme.

Ndërkaq, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili ka qëndrime më të moderuara, pas zgjedhjes së Trumpit ka deklaruar se Teherani duhet të përballet me SHBA-në dhe të menaxhojë marrëdhëniet me fuqinë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat