Mediat në veri kanë publikuar fotografi të automjetit të blinduar të Policisë që u vetëaksidentua në Grabovc në Mitrovicën e Veriut.
Në këtë aksident mbetën të lënduar 8 persona.
Dy prej tyre janë transferuar në QKUK për trajtim.
Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e aksidentit të postuara nga Kosovo Online.
