Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith mund të jetë një objektiv i planeve të presidentit të zgjedhur për "hakmarrje" kundër "armiqve" të tij të perceptuar.
Jack Smith, këshilltari special që mbikëqyri dy hetime dhe ndjekje penale federale të Donald Trumpit, planifikon të "mposht" premtimin e presidentit të zgjedhur për ta shkarkuar atë "brenda dy sekondave" nga marrja e detyrës duke dhënë dorëheqjen ai i pari. Pra, përafërsisht një muaj më parë se Donald Trumpi, të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
New York Times e cila raportoi në fillim të dhjetorit se Smith, ka njoftuar me anë të një mesazhi elektronik në postën private, edhe prokurorët dhe agjentët e FBI-së në ekipin e tij, se ata mund të fillojnë të planifikojnë largimet e tyre, dhe se ai synon të japë dorëheqjen përpara inaugurimit të Trumpit.
Portali Politico ka thën se Smith është ende duke vlerësuar se si të mbyllë, sa më parë dy çështjet e tij kundër Trumpit, të cilat janë bërë të diskutueshme nga fitorja e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Por ajo që e kompikojë çështjen e hapur të Smithit, ndaj Trumpit, me drejtësinë është se Departamenti i Drejtësisë ka një politikë të gjatë, që thotë se një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht.
Mirëpo, pyetja është a nuk dinte "vallë" Jack Smith dhe prokurorët e tij, të FBI, përfshirë Drejtorin Wray, këtë se Presidenti nuk mundet të akuzohet. E pabesueshme! Mbasi këtu ka diçka që pothuajse të gjithë ekspertët, analistët dhe komentatorët politik, besojnë se ata (pra , Smith me prokurorët e tij) kanë qenë njëqind për qind të sigurt me atë që po bënin , sepse Trumpi sipas parashikimeve të tyre "kurr" nuk do të fitonte me 5 nëntor, dhe se Harris do të ishte ajo që do të fitonte.
The New York Times ka thënë për shkak se ende Smith, nuk ka marrë vendimin për dorëheqje nga Biden, është e paqartë nëse Smith do të jetë në gjendje ta përfundojë atë punë që ka nisur mjaft shpejt(pra edhe për 30 ditë) që ajo të bëhet publike, përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden, që përfundon në 6 janar.
Smith, simbas The New York Times, synon të mos lërë asnjë "pjesë të rëndësishme të punës së tij për të tjerët për ta përfunduar" sepse e di se çfarë pasojash ligjore do të ketë, pas 20 janarit.
Ligjvënësit republikanë, në kongres kanë treguar se ai tashmë mund të jetë një objektiv i hershëm i një fushate hakmarrjeje kundër armiqve të perceptuar të Trumpit, diçka që presidenti i zgjedhur shpesh sugjeroi se do të ndodhte nëse ai fitonte detyrën. Dhe e fitoi!
Kryetari i Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqësuesve Jim Jordan (R-OH) dhe kongresisti Barry Loudermilk (R-GA) kan kërkuar që zyra e Smithit, të ruajë të gjitha të dhënat e hetimeve të saj për Trumpin, një shenjë se një hetim i Kongresit mund të jetë në rrugë e sipër.
Miliarderi i MAGA-s dhe këshilltari i Trumpit, Elon Musk, e lavdëroi masën, duke postuar në Twitter: "Abuzimi i Jack Smith me sistemin e drejtësisë nuk mund të mbetet i pandëshkuar".
Trumpi dihet se u sulmua në fillim të tetorit 2023, pasi një dosje prej 165 faqesh nga Smith, që detajonte rolin e tij të dyshuar në trazirat e 6 janarit, u zbulua tani vonë.
"I çmenduri Jack Smith, prokurori i zgjedhur nga dora e DOJ Harris-Biden, dhe Demokratët Radikalë të Majtë me bazë në Uashington, DC, janë të prirur për të vazhduar armatimin e Departamentit të Drejtësisë në një përpjekje për t'u kapur pas pushtetit," shkroi Trumpi në një postim në " E vërteta Sociale".
Çfarë e lidh prokurorin amerikan Jack Smith me Hashim Thaçin, dhe aukzat ndaj Trumpit
Jack Smith, prokurori federal i cili e ka akuzuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për komplot për t’i përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe një "kërcënim" të Ambasadorit të SHBA, në Kiev, nga Trumpi ne fshehjen e dokumentave, është njeriu që i çoi në paraburgimin e Gjykatës Speciale ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Ndërsa, në nëntor të vitit të 2020, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland e emëroi Smithin për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj Trumpit, mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin Amerikan, Smith e la Specialen.
Garland thoshte për Smithin se ai “ka ndërtuar një reputacion si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur”.
Pak më shumë se tetë muaj më vonë, Smith e ka akuzuar Trumpin për komplot në përpjekje për ta penguar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Smith po ashtu e akuzon Trumpin se kishte mbajtur në mënyrë kriminale dokumente të klasifikuara pas largimin nga detyra dhe komplote për ta penguar hetimin edhe çështjen e Ambasadorit të SHBA, në Kiev
Akuzat për krime lufte kundër Thaçit, një ish-komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tha se qarkullonin prej vitesh. Zbërthimi i tyre ishte arsyeja kryesore për krijimin e prokurorisë. Në 27 qershor 2020, zyra e Smithit tha se ajo zbuloi se kishte vendosur të kërkonte një aktakuzë ndaj presidentit në detyrë të Kosovës, duke njoftuar se ai i kishte kërkuar gjykatës të konfirmonte një aktakuzë prej 10 pikash që përfshinte gati 100 vrasje dhe tortura të qindra viktimave të njohura.
Simbas analistëve dhe ekspertëve të këtyre çështjve është thënë se koha e njoftimit të Smithit, ishte e pazakonshme. Ku sipas rregullave të Gjykatës Speciale, thuhet se prokurorët duhej të ngrinin aktakuza të vulosura dhe t'ja dorzonin një gjyqtari, të cilit do t’i duheshin bër gjashtë muaj më parë se ata kan vendosur nëse akuzat kishin bazë dhe nëse duheshin bërë publike.
Aktakuza e Smithit kundrejt Thaçit, e të tjerve, megjithatë, si rrodhën ngjarjet ishte vetëm dy muaj kohë. Pra kjo është në thyerje të rregullave të vet Gjykatës Speciale në Hagë
Në një deklaratë me shkrim në atë kohë, nga zyra e Smithit, duket se e gjendur "defacto" në shkelje të rregullores së Gjykatës Speciale, ose si i themi ne shqiptarët i kapur "gafill", ai tha se akuza ishte publikuar herët( në prill 2020), por simbas tij për shkak të “përpjekjeve të përsëritura” të Thaçit, dhe të tjerëve “për të penguar dhe minuar punën” e zyrës së prokurorit, duke kërcënuar potencialisht qëndrueshmërinë e çështjes, ishte e vonuar në egzekutim, dhe u bë e përshpjetuar.
Deklerata e Smithit thoshte se Thaçi dhe Kadri Veseli, ish-kryetar i parlamentit të Kosovës, “besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të përmbysur ligjin për krijimin e Gjykatës Speciale dhe në anën tjetër të pengojnë punën e Gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë”.
Por, në kohën kur u publikua, akuza e Smithit, Thaçi ishte nisur për në Uashington për t’u takuar me Presidentin e atëhershëm Trump. Në bisedime që disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, shpresonin se mund të prodhonin marrëveshje të reja mes Prishtinës dhe Beogradit, që përfshinin Ballkanin, dhe që do të rrisnin reputacionin e Trumpit, si një negociator i zhdërvjelltë përpara zgjedhjeve 2020.
Trumpi, nga ana e tij si ka deklaruar Richard Grenell i cili shërbeu si i Dërguari Special i Presidentit për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë, u tha se kishte investuar kapital të konsiderueshëm personal në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar raporte më të mira midis Serbisë dhe Kosovës, duke i thënë Thaçit dhe homologut të tij serb, Vuçiç, në vitin 2018 se një marrëveshje ishte “e kapshme” dhe duke premtuar se do t’i priste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar nëse mund të arrijnë në një “marrëveshje historike”.
Mirëpo, pikërisht vetëm dy muaj mbasi Smith kishte ngritur akuzat kundrejt Thaçit, pra më 27 qershor 2020, ditën që presidenti i Kosovës, ishte nisur për në takimin e Shtëpisë së Bardhë me Trumpin, Thaçi e mësoi se prokurorët po e ngrisnin aktakuzën ndaj tij, dhe ai me të drejt e anuloi vizitën dhe u kthye në shtëpi. Dhe, më vonë dha dorëheqjen.
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raportohet se i kishte propozuar ish-presidentit Donald Trump, para se të niste fushatën ta vizitonin bashkë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në paraburgim në Hagë. Burime konfindeciale(të pakonfirmuar zyrtarisht) thonë se mbasi Trumpi, nuk e ka miratuar këshillën e Grenellit, ai vet(pra Grenell) ka vizituar dy her Thaçin në Hagë.
Kjo çështje mori zë dhe u rindez më shumë kur Trumpi fitoi zgjedhjet dhe prestigjiozja amerikane “New York Times” në një artikull editorial të saj ka thënë se çështja e Thaçit, nxit pikëpyetje, ngaqë flitej për ambiciet e Grenellit për t’u bërë sekretar i Shtetit,
Në një pjesë të këtij artikulli flitej për punën e tij lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe raportin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me Washingtonin.
“Në një episod të paraportuar më parë, thuhej se Grenell propozoi vitin e shkuar një ide për të nënvizuar ankesat e Trumpit se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm Jack Smith ishin politike. Grenell i sugjeroi që Trump t’i bashkohej atij në një vizitë ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku Thaçi po pret gjykimin për akuzat për krime lufte. "
Siç dihet Thaçi u padit nga Smithi, që ka mbikëqyrur ndjekjet penale në Hagë para se të emërohej këshilltar special kundrejt Trumpit. Thaçi ka thënë se politika qëndron në themel të akuzave ndaj tij”, ka raportuar prestigjiozja New York Times, në një shkrim për Grenellin një javë pas Trumpi fitoi zgjedhjet. Aty theksohet se “Trumpi s’e kishte përqafuar idenë” e Grenelit për të shkuar në Hagë. Normalisht!
Ndërsa për lidhjen e Grenellit me Ballkanin nga NYT janë përmendur edhe investimet e dhëndrit të Trumpit në Shqipëri e Serbi.
Publikisht Grenelli ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, intervenoi në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.Grenell ka thënë se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara u parapri nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”. Ai ka theksuar se aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti serb po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.
Pas gjithë kësaj në lidhjet e Jack Smith me burgosjen e Thaçit në Hagë, duket se ai është duke u rikthyer në Hagë, për ta rimarrë "imunitetin" e prokurorit special dhe ti shpëtojë ndonjë hakmarrje të Trumpit, mbasi tani ai e njeh mirë se çfarë karakteri ka Donald Trumpi.
Madje duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” në maj të këtij viti, Trumpi e akuzoi Smithin se kishte futur në burg “një zyrtar të lartë të Kosovës, sepse ai ishte një person pozitiv ndaj tij( Trumpit)”, ndërsa Smith vepronte si prokuror special në Hagë, një referencë më se e dukshme kjo për presidentin Thaçi.
Mirëpo, ajo që është e paprecedent ndodhi pikërisht tani dy javë më parë, kur Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith do që të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një intervistë të fundit në NBC, Trump foli specifikisht për Jack Smith, i cili para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.
“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë, ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhet të qëndrojë. Unë mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, ka thën presidenti i zgjedhur Donald Trump.
I pyetur nga gazetarja nëse do të donte hetimin e prokurorit Jack Smith, Donald Trump ka thënë : “Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar, por dua që Kryeprokurorja të bëjë çfarëdo që ajo të bëj me drejtësinë”, ai foli duke iu referuar Pam Bond, gruas të cilën ai e ka nominuar për Prokurore të Përgjithshme.
Insistimit të gazetares se a do të ndikonte te Bond që Smith të ndiqej penalisht, Trump iu përgjigj se nuk do t’i japë udhëzime.
“Ajo është një person shumë i zgjuar. Ajo është e emruaar ime. Ajo ishte një prokurore e madhe e përgjithshme në Florida. Ajo është me shumë përvojë. Unë dua që ajo ta bëjë atë që dëshiron ta bëjë. Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë, po dhe atë jo”.
Rrjedhje dhe pengesa të "njëjta"të informacioneve të Trumpit dhe Thaçit
Një rast i veçantë nga koha e Smithit në Kosovë gjithashtu ngre potencialisht paralele interesante me hetimet e lidhura me Trumpin.
Si prokuror për krime lufte, Smith kishte akuzuar, gjykuar dhe dënuar dy përkrahës të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shpërndarjen e dosjeve të vjedhura nga zyra e tij.
Ligji amerikan në përgjithësi nuk është zbatuar në të njëjtën mënyrë për njerëzit që marrin dhe ndajnë sekretet qeveritare, dhe avokatët e Trumpit tashmë janë ankuar vazhdimisht për atë që ata thonë se janë rrjedhje të pahijshme nga qeveria të detajeve të hetimeve rreth ish-presidentit.
Aleatët republikanë të Trumpit, në Washington, duke përfshirë shumë prej tyre që janë përqendruar prej kohësh në rrjedhjet e supozuara për të akuzuar Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në për keqbërje, i kanë bërë jehonë shqetësimeve të shprehura nga avokatët e Trumpit, dhe kanë krijuar një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve të autorizuar për të hetuar ata që po hetojnë ish-presidentin.
Disa mbështetës të Trumpit kanë shfrytëzuar aktivitetin me temë politike të gruas së Smithit, Katy Chevigny, në përpjekje për të ulur besueshmërinë e prokurorit. Në postimin e tij në “Truth Social”, Trumpi e ka quajtur Smithin “një bandë që urrejnë Trumpin, gruaja e të cilit është një urrejtëse e hapur e tij”.
Chevigny, është një regjisore dokumentarësh, e cila në vitin 1997 themeloi “Big Mouth Productions”, një kompani prodhimi dokumentarësh që prodhon “media që provokojnë mendime dhe media tërheqëse”, sipas faqes së saj të internetit. Chevigny dhuroi 1000 dollarë për fushatën presidenciale të Bidenit në shtator 2020, ndërsa ai po sfidonte Trumpin për Shtëpinë e Bardhë, tregojnë të dhënat e financimit të fushatës.
Ajo ishte producente për “Becoming”, dokumentari i vitit 2020 që shoqëroi publikimin e autobiografisë së ish-zonjës së parë Michelle Obama; Michelle dhe Barack Obama shërbyen si producentë në projekt. Projekte të tjera të Chevignyt kanë prekur gjithashtu tema politike, duke përfshirë “Dark Money” të vitit 2018, i cili eksploroi rolin e parasë në politikën amerikane dhe “Dita e Zgjedhjeve”, një dokumentar i vitit 2007 që ajo drejtoi duke përshkruar përvojën e votuesve anembanë vendit.
Jack Smith i cili shërbeu si prokuror i specializuar midis 7 majit 2018 dhe 18 nëntorit 2022, duke pasuar David Schwendiman, i cili shërbeu si prokuror i specializuar midis 1 shtatorit 2016 dhe 31 marsit 2018, mund të thuhet se tashmë është në "përballje me drejtësinë", me "hakmarrjen e të perceptuarve" të Presidentit Trump. Jo më me një ish- president kur nisi akuzat Smith, por me një President në detyrë me 20 janar 2025.
Në pyetje është kush do të fitojë tani Smithi që planifikon Hagën apo Trumpi që do të jet presidenti i 47-të i SHBA.
Komentuesit dhe ekspertët amerikan të këtyre çështjeve thonë se Trumpi çdo gjë që po bën kundra Smithit, i ka bër me qëlllim që ta dëmtoi sa më shumë imazhin e Smithit, dhe për ta penguar dhe minuar atë për të mos marr emërimin e tij përsëri në Gjykatën Speciale në Hagë, si prokuror me imunitet. Pra gjithmonë sipas komentuesve dhe ekspertëve amerikan të këtyre çështjeve, qëlimi final është që Trumpi ta ket në "dorë" Smithin dhe prokurorët e tij, për ndonjë hakmarrje të pritshme kundrejt armiqve të precepituar.....
Dhe, tjetra në lidhje me Thaçin, është se nga kjo "përballje" Smith vs Trump, flitet shumë se jo më larg se gjashtë mujori i parë i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ish- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të kthehet i lirë në Kosovë. Dhe, si po rrjedhin gjërat me emërimet qe nuk kërkojnë votim në Senat, pra me ardhjen e Grenellit në Shtëpinë e Bardhë, do të ketë një "amnisti" nga Departamenti i Shtetit edhe për "Non gratën" e Berishës.