Krasniqi: Mirusha mbështet fuqishëm rikthimin e Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës

Lajme

Krasniqi: Mirusha mbështet fuqishëm rikthimin e Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 08:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Veseli Krasniqi, ka thënë se kanë marr mbështetjen e madhe nga banorët Mirushës për rikthimin e kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj, në Parlamentin e Kosovës.

Gjatë një takimi me qytetarët e këtij vendi, Krasniqi theksoi se kjo mbështetje është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të bashkërenduar për një të ardhme më të mirë të vendit.

MIRUSHA, sonte shpreh mbështetje të fuqishme për rikthimin e kryetarit Fatmir Limaj në Parlamentin e Kosovës.

Me një zë të bashkuar dhe të vendosur, për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës, zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në NATO,” tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat