Pjesëtarja e komunitetit LGBTIQ+, Arlinda Morina- Liki, tha se kanë mbështetje nga ambasadat qoftë ajo holandeze apo suedeze në Kosovë, si dhe kohën e fundit nga ministritë. Mirëpo, ajo tha se punojnë si grupe të margjinalizuara, e që nuk duan të jenë të tillë.
“Ndoshta ambasadat si Ambasada e Holandës, e Suedisë e këto tjerat ua japin një vetëdije ndryshe ministrive të Kosovës që me e pa që munden edhe ata me financu pa kurrfarë problemi. Kështu që ministria këtë vit ka financu edhe një projekt veçmas mua ma ka financu. Besoj që me shku edhe te holandezët besoj që edhe aty me e marrë një projekt. Kështu që kena na punë, po e kemi punën si njerëz të margjinalizum e unë po kam qef me e pas punën naj ditë veç si ekzistencë dhe njeri, jo me kanë i margjinalizum dhe jo me të dhanë diçka veç për me të fuqizu për me e thanë një fjalë apo mendim se qaq që jemi të shtypun si komunitet sa që na duhen shumë psikologa. Na mendojmë që nuk bën as me ekzistu. Trupi jonë është qaq i ronum e i ngushtuar dhe fjalët tona janë tepër, tepër të rëndë për me i qit prej trupit sa kemi hjeka e sa kemi shtypje”, tha ajo.
Në anën tjetër, Morina foli edhe për sfidat që i ka pasur sa i takon identitetit të saj, duke treguar se ato kanë filluar nga familja, por që shpejt i ka tejkaluar. Tha se tani po përballët me paragjykime kur del nga shtëpia.
“Procesin e familjes e kam kalu. Kam pas sfida se nana jem ma bojke rriti flokët e s’po dokesh qashtu qysh ka pas qef ajo e dikur pse s’po martohesh. Masandej e ka kuptu që s’bon as me më thanë e u kry problemi. Mandej, dikur me vëllezër, e dikur dola në selamet që thojnë. Po në rrugë është një problem se mahalla më njeh, kur mbërrij ma poshtë hajt se edhe do kojshi më njohin, por kur mbërrij në qytet, rrugës është qaq gjykues shikimi, shikimet janë qaq të rënda; çka ke? A është çikë qikjo? Për shembull, në fitnes jam tu shku, në mahallë, është një gym veç me gra dhe aty kam njëfarë lloj mos ju dukem si djalë se për fat keq si t’i shohin flokët e shkurtra mendojnë që je djalë se qashtu e kanë marrë normë flokët e shkurta. Si t’i shohin flokët e gjata iu dokesh si çikë burrave. Kështu që është non-stop një sfidë që ti ki me e ba”, tha ajo.
Regjisorja Morina tha se për shkak të paragjykimeve është dashur të ndërrojë fushën e profesionit nga aktrimi në regji.
“Mandej me akademinë, mandej me rolet të cilat se unë e kam kry aktrimin fillimisht. S’kam mujt me e vazhdu për shkak të dukjes teme se më kanë thanë që neve po na duhet një gru dhe jo kështu qysh po dukesh ti as mish as peshk. Ma vonë, a i hyj për me lu djalë apo me lu çikë?! Mandej e kam lanë aktrimin dhe artin e dojsha shumë e shkova në regji. Në regji diqysh prapë u dëgjojke ma shumë si zanat i burrave dhe ‘kësaj i rrin se doket si djalë’. Prapë nuk pranohesh kurrqysh. Edhe ata e kam tejkalu si sfidë. Tash po luj kapak nëpër do role, po i bëj do skena për veten teme, po punojë me komunitet, me organizatë, me fonde të jashtme. Tash edhe ministria na e ka hap si fonde, tash i kam edhe dy filma. Realisht qito sfida më kanë pru kjo që jam e që mundem me e thanë fjalën të cilën du dhe cilën çka i takoj edhe kush jam”, tha ajo.
Madje, ajo tregoi shembuj se me çka mund të përballet ndonjë person i këtij komuniteti, i cili jeton në ndonjë fshat të thellë të Kosovës.
“Unë prapë jam e priveligjume nëse flasim. Tash paramendoje në një fshat të thellë të Kosovës me ekzistu një i komunitetit. Duhet me i lu 5-6 karaktere ai brenda kohës. Ndoshta martohet edhe me zor, ndoshta nuk mundet me jetu çka don me pas. Duhet me u balllafqu me një karakter të vetin. Mundet ndoshta veç në WC të veten, të shpisë me e vjedhë ndoshta ndonjë karmin të dikujt me i ly buztë ose nëse don me u dok ma ndryshe çka ai po don me kanë, mundet vetëm në WC të shpisë të vet edhe atë ndoshta s’e lajnë rahat tu i shku te dera se mbete shumë gjatë”, tha Morina.
Kurse, për shfaqjen “Romeo & Romeo”, ajo tha se ka frikë ta dërgojë në qytetet tjera përveç Prishtinës.
“Kështu që, sfidë, sfidë, sfidë. Unë thash që nuk po guxoj me e çu nëpër qytetet e tjera shfaqjen, e paramendoje me ekzistu në një fshat të thellë një i komunitetit që besoj që ka plotë. Është shumë e rëndë”, tha Morina.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka filluar një seri të podcasteve me qëllim të trajtimit të sfidave dhe promovimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Seria e parë e podcasteve do të fokusohet tek bashkëbisedimet që do të zhvillohen me akterë të ndryshëm lidhur me sfidat dhe të drejtat e personave LGBTIQ+. Po ashtu, gjatë serisë së parë të podcasteve do të promovohen të drejtat e gazetarëve përmes trajtimit të sfidave që ata kanë gjatë punës së tyre.