Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Facebook.
“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”.
“Humbja e tij na prek të gjithëve, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të paharruar”.