Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq tha sot se i dërguari i ardhshëm i SHBA-së për misionet speciale, Richard Grenell, është një person që e njeh rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dikush me të cilin Serbia mund të bisedojë.
“Me rajonin merret dikush që e kupton dhe e njeh atë” i tha Gjuriq RTS-së.
Gjuriq tha se është i lumtur që Beogradi zyrtar dhe Grenell kanë marrëdhënie miqësore, megjithatë kjo sipas tij “nuk do të thotë se Serbia dhe Grenell do të ndajnë të njëjtat pikëpamje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën por se Beogradi do të ketë dikë me të cilin mund të flasë”.
Gjuriq tha se Grenell është një nga “njerëzit e presidentit” dhe se nuk ka dyshim që do të japë një kontribut të madh në zgjidhjen e problemeve globale.