Tetë balerina nga nacionalitete të ndryshme e denoncuan pronarin e strip-klubit në Fushë Kosovë, si keqtrajtoheshin ato?

Lajme

Tetë balerina nga nacionalitete të ndryshme e denoncuan pronarin e strip-klubit në Fushë Kosovë, si keqtrajtoheshin ato?

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 16:32
Dodë Rica

Tetë balerina denoncuan pronarin e rrjetit të lokaleve të striptizës, Dodë Rica, i cili që nga prilli i këtij viti zgjeroi veprimtarinë e tij ilegale edhe në Prishtinë. Ai është ekstraduar tashmë në Kosovë nga Shqipëria, ku ishte arrestuar në gusht të këtij viti.

Rica si kryerës i veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore, dyshohet t’i ketë detyruar balerinat në nacionalitete të ndryshme të kenë vepruar kundër vullnetit të tyre, me qëllim të përfitimit pasuror.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të tetë viktimat janë me prejardhje të ndryshme (nga Serbia, Panamaja dhe Kolumbia), të cilave iu premtohej “parajsa” në Kosovë. Rica, dyshohet t’iu ketë thënë se do të paguhen deri në 1,500 euro në muaj.

Siç thotë Prokuroria në dosjen të cilën e ka parë gazeta disa prej viktimave nga Kolumbia silleshin nga Stambolli i Turqisë për në Tiranë, e më pas në Kosovë.

“…Dhe po sa arrinin qëllimin e tyre ju kërkonin kopjet e pasaportave dhe kështu qe ju siguron biletat e transportit dhe nga Kolumbia përmes aeroportit të Stambollit – Turqisë shtetaset e Kolumbisë sillen në Aeroportin e Shqipërisë – Tiranë dhe nga aty te njëjtat nga personat e dërguar nga  Doda dhe … janë sjell në Kosovë, përkatësisht ne lokalin te cilin e drejtonte ky i pandehur ndërsa menaxhere e lokalit ishte …”.

Prokuroria në argumentimin e propozimit për caktimin e masës së paraburgimit thotë se i dyshuari mund të ndikojë në dëshmitarë. Në këtë rast, në pronarin e banesës ku kanë qëndruar viktimat.

Gazeta raportoi më herët ekskluzivisht se ndaj Ricës po mbahet seanca në gjykatë, ku i dyshuarit pritet të shkojë në paraburgim.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se balerinat nga shtete të ndryshme si Serbia, Panamaja dhe Kolumbia janë detyruar në lokalin ‘Cyborg Club’ Strip që të shoqërojnë klientët për pije dhe kundër vullnetit të tyre të preken në pjesë intime.

“…Që përveç vallëzimit janë detyruar që t’i shoqërojnë klientët për pije në tavolina dhe kundër vullnetit-dëshirës se tyre janë lejuar që të njëjtat te preken edhe ne pjesët intime te trupit, ashtu që i pandehuri Dodë Rica ka pasur rol aktiv si pronar  i biznesit në atë lokal, e përkatësisht në punësimin e punëtoreve-valltareve duke siguruar, duke komunikuar me to, duke i dërguar ftesa, duke e bërë të mundur sjelljen e femrave për në Cyborg Club”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Siç mëson gazeta, Rica i kishte “joshur” balerinat nga shtetet e ndryshme se do të fitonin prej 500 deri në 1800 euro në muaj në Kosovë, duke ua shfrytëzuar gjendjen ekonomiko-sociale. Sipas Prokurorisë, në mënyrë që të përfitojnë më shumë nga klientët, Rica i kishte obliguar të zhvishen tërësisht.

Ai ua kishte kufizuar edhe lirinë e lëvizjes, duke ju marrë pasaportat.

Këtë operacion e ka udhëhequr Shefi i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Bashkim Zeqaj.

Gjykata në Shqipëri vendosi të ekstradojë Ricën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat