Minimi masiv shkëmbor, në këtë ditë mbyllet për qarkullim rruga Klinë-Pejë

Lajme

Minimi masiv shkëmbor, në këtë ditë mbyllet për qarkullim rruga Klinë-Pejë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton se më 18 dhjetor (e mërkurë) në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinē-Pejē, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:

Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, njofton Ministria e Infrastrukturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat