Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas

Lajme

Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 19:58
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidaten për deputete të Kuvendit nga Drenasi, Valbonë Demaku Berisha.

Haradinaj ka premtuar zhvillimin e Denasit ashtu siç e meriton.

“Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit.

“Kosova ka nevojë për kthesë të madhe. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të huaja, duke garantuar sigurinë që na duhet për zhvillim të qëndrueshëm. Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500€, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat