Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhje.
Në faqen zyrtare të Policisë, janë publikuar disa foto të tyre derisa lutet kushdo që ka informacione, të kontaktojë policinë në numrin 192.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, bën publikimin e fotografisë së personit të dyshuar për një rast vjedhje, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. Rasti ka ndodhur në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative”, thuhet në njoftim.
Policia tha se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërohen menjëherë.
“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, njoftoi PK-ja.