KEDS ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Prishtinës dhe rajone të tjera, për shkak të punimeve në projekte investive dhe aktivitete të tjera teknike.
Ndërprerjet do të realizohen të mërkuren sipas detajeve të mëposhtme:
Punime në projekte investive
1. Zona Industriale – Aragoniti
Koha e ndërprerjes: 09:00 – 18:00
Zonat e prekura: Eulex, Aragoniti, dhe Fakulteti i Bujqësisë
Arsyeja: Energjetizimi i linjave të reja dhe realizimi i lidhjeve kabllovike.
2. Don Bosko dhe Kalabria
Koha e ndërprerjes: 09:00 – 18:00
Zonat e prekura: Shkolla 'Don Bosko', Qendra e Aftësimit Profesional, Kalabri (afër shkollës Don Bosko), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Arsyeja: Energjetizimi i linjave të reja dhe realizimi i lidhjeve kabllovike.
Punime nga pala e tretë
1. Drenasi – Gllobar dhe fshatra përreth
Koha e ndërprerjes: 09:30 – 16:30
Zonat e prekura: Binjak, Gllobar, Verbovc, dhe Tërstenik
Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10 kV sipas pëlqimit elektro-energjetik.
2. Zona Industriale – TS Agani
Koha e ndërprerjes: 10:00 – 14:00
Zonat e prekura: TS Agani në Zonën Industriale.
Arsyeja: Punime teknike sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të miratuar.
3. Lagjja Qëndresa
Koha e ndërprerjes: 08:00 – 11:00
Zonat e prekura: Rezervoari 3 dhe rr. Qëndresa.
Arsyeja: Shtimi i një lefte në ormanin ekzistues dhe aktivitete teknike sipas pëlqimit elektro-energjetik.
KEDS apelon qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura të planifikojnë aktivitetet e tyre duke marrë parasysh këto ndërprerje të përkohshme. Për më shumë detaje, mund të kontaktoni shërbimin për klientë të KEDS.