Sot iu dha lamtumira e fundit luftëtarit Asllan Smajli i cili është vëllau i dëshmorit, Luan Avdi Smajli nga Jabllanica e Gjakovës.
I pranishëm në varrimin e të riut, ishte edhe gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj.
“Asllani si i ri iu bashkua luftës bashkë me babain Avdiun dhe vëllain tani hero, Luanin”, ka shkruar Haradinaj në një postim në facebook.
Postimi i plotë:
Sot iu dha lamtumira e fundit luftëtarit dhe vëllait të dëshmorit, Luan Avdi Smajli nga Jabllanica e Gjakovës. Asllani si i ri iu bashkua luftës bashkë me babain Avdiun dhe vëllain tani hero, Luanin. Një familje që kombit i dha shumë, sot me shumë dhimbje po e përcjellë edhe Asllanin e ri për në amshim.
Vdekja e tij edhe pse e dhimbshme deri në palcë, është edhe lavdia e luftës sonë.