E rëndë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Malishevë, rrëfen në Polici si u keqpërdor nga 19-vjeçari

Lajme

E rëndë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Malishevë, rrëfen në Polici si u keqpërdor nga 19-vjeçari

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 22:22
Ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është denoncuar sot në Polici dhe tashmë një person është arrestuar.

Këtë herë, ngjarja u raportua nga një 14-vjeçare nga Malisheva, e cila ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një person.

Siipas informacioneve të para, një person i moshës 19-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit.

I njëjti u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat