Arrestohet personi që sulmoi zyrtarët e KEDS-it e Policisë në veri, sekuestrohen kriptovaluta në shtëpinë e tij

Lajme

Arrestohet personi që sulmoi zyrtarët e KEDS-it e Policisë në veri, sekuestrohen kriptovaluta në shtëpinë e tij

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 22:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person në veri të Mitrovicës është arrestuar pasi ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët e policisë dhe ata të KEDS-it, të cilët po asistonin në vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike.

Pas sulmit, një zyrtar policor ka kërkuar trajtim mjekësor.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar mjete për prodhimin e kriptovalutave.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datën 18.11.2024 njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike në lagjen Kroi i Vitakut janë kanosur nga një banor (R.R.) i lindur më 1986.

Pas kërcënimeve te vazhdueshme dhe sulmit ndaj zyrtareve policorë, i dyshuari është arrestuar. Një zyrtar policor ka pranuar tretmanin mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë. Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë.

Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim si dhe do ti sjellë para organeve të drejtësisë të gjithë personat që bien në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat