Ka ndërruar jetë polici nga Podujeva, Fadil Babatinca. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Fadil Babatinca.
Fadili ishte një figurë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Si polic komunitetit, ai ishte gjithmonë pranë qytetarëve – në rrugë, në lagje dhe mes njerëzve.
Me kujdesin, përkushtimin dhe fjalën e ëmbël, ai krijoi një lidhje të veçantë me komunitetin që e shërbente me aq përkushtim. Fadili ishte shembull i një zyrtari të devotshëm në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së vendit tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Babatinca, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën Fadilin”, shkruan Bulliqi në njoftim.