Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se është duke e monitoruar situatën pasi Sistemi evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarmin për mandarinat që vinë nga Shqipëria.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë”, njoftoi AUV.
Ky institucion tha se ka shtuar masat e kontrollit dhe do të merren mostra për testim. Në këtë mënyrë, sipas AUV-it, do të përcaktohet nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara.
Ngarkesat, sipas njoftimit, janë ndaluar në pikë-kontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesor të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjor kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte”, thuhet në njoftim.
Në javët e fundit, disa shtete si Italia, Kroacia e Republika Çeke i kanë kthyer ngarkesat nga Shqipëria në kufi.