Komuniteti mysliman e katolik pësojnë rënie pas vitit 2011, ortodoksët shënojnë rritje

Lajme

Komuniteti mysliman e katolik pësojnë rënie pas vitit 2011, ortodoksët shënojnë rritje

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 19:05
Ilustrim

Në të dhënat e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës u bë e ditur se në Kosovë  93.9% e qytetarëve i përkasin fesë Islame e pasur nga ajo ortodokse me 2.31% dhe katolike me 1.75%. Po ashtu në fushë e arsimit u tha se ka rënie të shkallës së analfabetizmit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dhënë detaje edhe për përqindjen fetare të popullsisë në Kosovë.

Numri më i madh i qytetarëve kishin raportuar se i përkasin besimit Islam, megjithëse ka rreth 2 për qind më pak mysliman të deklaruar se në vitin 2011, ka rënie edhe tek komuniteti katolik me rreth 0.5 për qind, kurse komuniteti ortodoks ka rritje me rreth 0.8 për qind.

“Komuniteti islam përbën 93.49%,ortodoks 2.31%, katolik 1.75%,  të tjerë 0.45, asnjë besim 0.50 dhe pa përgjigje 1.50%”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati.

Po ashtu u bën të ditura edhe statistikat e përkatësisë etnike.

“Shqiptarët 91.76, serbët 2.31,  boshnjak 1.69, turq 1.22, romët 0.55,shkalit 1.02, egjiptian 0.67, goran 0.58 te tjerë  0.13”, tha Kastrati.

Sa i përket arsimit, regjistrimi i bërë nga ASK tregon sa ka renie të shkallës së analfabetizmit.

“Nga 3.85% ka rënë në 2.27%, kjo është një e mirë sepse një pjesë e shprehur me vendet tjera ka qenë theksuar në Kosovë. Tani Kosova ka këtë nivel të analfabetizmi dhe ka një moshë kryesisht të moshuar”, tha ai.

Sipas këtyre rezultateve në Kosovë jetojnë mbi 1.6 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat