Pesëshja që shkon flakë te shkollat e mesme në Prishtinë, vjen “malli” për pesë minuta!

Lajme

Pesëshja që shkon flakë te shkollat e mesme në Prishtinë, vjen “malli” për pesë minuta!

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Pesëshja nuk nënkupton notën 5 brenda shkollës por një 5-she bari apo marihuana, rreth e rreth objektit mësimor.

Nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet duket se nuk çuditen aspak kur iu bëhet pyetja se ku mund të gjejnë marihuanë. Madje, janë aq të gatshëm të ndihmojnë sa thonë “veç prit një minutë”.

Djem e vajza, filiz të rinj, tregojnë haptazi pa iu trembur syri a dyshuar në ndokënd, se e pinë, se e kanë ndal qe një kohë e nuk po e përdorin, a siç shprehen ata “e shkoqin tu e pi”.

Afër njërës nga shkollat e kryeqytetit, doli një nxënës i cili ndërmjetësoi pazarin tonë me dillerin.

Fillimisht kërkoi brenda një kafeneje, mirëpo nuk gjeti.

Meqë dështoi përpjekja e parë, ai na dha kontaktin e dikujt prej të cilëve e dinte se do na kryej punë më garancë. Madje nuk kishim nevojë të lëviznim fare sipas tij, sepse marihuana do të na vinte aty ku ishim.

Menjëherë pas kësaj bisede, shitësi na kontakton përmes snapchat.

Na solli dy qese në këmbim të 10 eurove. Ne vendosëm që të marrim vetëm gjysmën e saj, pra 5-shen e famshme për një pesë euroshe.

O gazetari i Kiksit qe shumë fatlum e “ra” menjëherë te dilleri, o rreth shkollave gjen çdo herë lehtë e shpejtë lëndë narkotike.

Një gjë është e sigurt, secili nga ta, përveç se e pranojnë që e përdorin, i njohin edhe personat që i shesin.

Njëri nga nxënësit i cili me të drejtë ishte jashtë shkollës meqë kishte përfunduar orët mësimore, na udhëzoi drejtë rrugës e cila na çonte te vendi ku do gjenim “mall”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat