Rasti i rëndë në Shtërpcë: Në trupin e gruas shtatzënë që dyshohet se bëri vetëvrasje u zbuluan hematoma

Lajme

Rasti i rëndë në Shtërpcë: Në trupin e gruas shtatzënë që dyshohet se bëri vetëvrasje u zbuluan hematoma

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 08:22
Ilustrim

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje tragjike që ka ndodhur të enjten në një familje në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe dyshohet se i dha fund jetës. Kjo ngjarje e dhimbshme ka tronditur familjen, teksa u zbulua se viktima ishte edhe shtatzënë.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Rasti i rëndë ndodhi pas mesnate, pasi përfundoi një festë familjare.

Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat