Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në muajin e katërt të shtatzënisë

Lajme

Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në muajin e katërt të shtatzënisë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 08:26
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një familje në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri. Kjo ngjarje e dhimbshme ka tronditur familjen, teksa u zbulua se viktima ishte edhe shtatzënë, në muajin e katërt të shtatzënisë.

E ndjera është një 34-vjeçare, e cila për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnate.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima që vdiq tragjikisht është Dragana Stankoviq, e cila la pas vetes një fëmijë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Bazuar në informacionet e para pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat